top of page

“Jo tani nuk flasim”/ Braçe për marrëdhënien me kryeministrin dhe vendimin e Kushtetueses

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Deputeti i PS, Erion Braçe, gjatë intervistës në emisionin “Kjo javë” iu përgjigj pyetjes së moderatores Nisida Tufa në lidhje me raportin e tij me kryeministrin Edi Rama, duke zbuluar se nuk flet me kryetarin e partisë.


Shkak, sipas Braçes, u bë shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj në Këshillin Bashkiak dhe shpallja e datës së zgjedhjeve për Tiranën. Deputeti tha se ishte shprehur publikisht kundër këtij vendimi të Ramës dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregoi se ai kishte të drejtë.


“Jam i prirur përkundrejt një ekuilibri, por kur kam të drejtë kam të drejtë dhe të drejtën time nuk e negocioj me kërrkënd. Nëse unë thashë publikisht që duhet pritur vendimi i gjykatës Kushtetuese sa i takon shkarkimit të zotit Veliaj apo shpalljes së zgjedhjeve në Tiranë, me këtë vendim rezulton se paskam pasur të drejtë. Por edhe me gjithçka që po pason si ligjërim, unë nuk kam folur pas vendimit të Kushtetueses”, tha deputeti socialist.


Në pyetjen e moderatores se si është marrëdhënia e tij me kryeministrin, Braçe u shpreh: “Jo tani nuk flasim. Mendoj se duhet të ketë gjithmonë një pauzë për të reflektuar secili në këtë marrëdhënie, që është politike, pune dhe marrëdhënie njerëzore në fund. Kam bindjet e mia dhe nuk dua që të më cënohen kufijtë që unë ngre.”

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page