top of page

“Kam pasur nxënëse Eli Farën”, Afërdita Zonja rrëfen historinë me bashkëshortin dhe jetën mes Shqipërisë e Amerikës

  • 5 hours ago
  • 1 min read

Këngëtarja e njohur Afërdita Zonja ka rrëfyer detaje të veçanta nga jeta e saj personale dhe profesionale, duke ndarë historinë mes Shqipërisë dhe SHBA-së, si dhe njohjen me bashkëshortin e saj.


E ftuar në emisionin E Diell, në rubrikën “Galeri”, ajo tregoi se historia e dashurisë me bashkëshortin e saj Artur Zonja ka nisur që në bankat e shkollës së mesme.


“Kemi qenë shokë shumë të ngushtë dhe as vetë nuk e kuptuam kur u lidhëm,” u shpreh këngëtarja, duke shtuar se kanë ndërtuar një jetë të lumtur së bashku dhe janë prindër të dy fëmijëve.


Artistja ndau edhe kujtime nga fëmijëria e saj në Korçë, duke treguar për sakrificat e familjes dhe forcën e nënës së saj, e cila rriti pesë fëmijë e vetme. Ajo theksoi se këto vështirësi e bënë më të ndërgjegjshme dhe më të përkushtuar në rrugëtimin e saj.


Afërdita Zonja tregoi gjithashtu për fillimet e hershme në muzikë, që në moshën 15-vjeçare, si dhe faktin që ka qenë ndër artistet e para që realizoi një recital, ndërsa më vonë u rikthye si mësuese në shkollën e muzikës ku kishte studiuar. Ndër nxënëset e saj të para ishte edhe Eli Fara.


Sa i përket jetës në SHBA, ajo tregoi se pas viteve ’90-të kishte udhëtuar shpesh për koncerte, ndërsa vendimi për t’u shpërngulur erdhi më vonë, pasi fitoi lotarinë amerikane së bashku me familjen.


“E shikonim Amerikën si vendin e mundësive. Fillimisht shkonim dhe ktheheshim për shkak të punës, por pasi dolëm në pension vendosëm të jetonim atje,” u shpreh ajo, duke shtuar se për shumë korçarë SHBA mbetet një destinacion i preferuar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page