Një ditë që kthehet natë, eklipsi total i Diellit më i gjatë i shekullit
- 3 hours ago
- 1 min read
Më 2 gusht pritet të ndodhë një nga eklipset totale të diellit më të gjata të këtij shekulli, kur hëna do të mbulojë plotësisht diellin, duke kthyer për disa minuta ditën në një errësirë të paprecedentë.
Fenomeni do të jetë i dukshëm vetëm në zonat që ndodhen në trajektoren e eklipsit, kryesisht në pjesë të Evropës, Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Në këto rajone, errësira mund të zgjasë deri në 6 minuta, një periudhë e rrallë për një eklips diellor.
Gjatë eklipsit, qielli do të errësohet ndjeshëm, temperaturat mund të ulen përkohësisht, dhe yjet mund të bëhen të dukshëm për disa çaste – një pamje që rrallë mund të shijohet gjatë ditës.
Ky fenomen ka tërhequr interes të madh nga shkencëtarët, fotografët dhe turistët, duke u cilësuar si një përvojë e jashtëzakonshme dhe rrallë herë e mundshme për shumë njerëz.
“KORÇA BOOM”
















