top of page

Dehje dhe mashtrime në rrugët e Korçës, policia në aksion

  • 2 hours ago
  • 1 min read

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 41 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 10, Korçë, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Po ashtu, materialet për shtetasin M. D., 40 vjeç, banues në Korçë, u referuan në Prokurori, pasi ky i fundit u kap në aksin rrugor “Korçë–Pogradec”, duke drejtuar automjetin po në gjendje të dehur.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve referuan në Prokurori rastin e shtetasit K. M., 28 vjeç, banues në Korçë, i cili gjatë ndalimit të automjetit nga Forca e Posaçme “Shqiponja” hodhi nga dritarja një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua si provë materiale.


Nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec u referuan materialet në Prokurori dhe u shpall në kërkim shtetasi F. S., 35 vjeç, rezident në Belgjikë, pasi dyshohet se ka mashtruar një 40-vjeçare duke i kërkuar shuma parash me premtimin se do t’i investonte dhe më pas do t’i ktheheshin me fitime. Policia vijon punën për kapjen e tij.


Të gjitha materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page