top of page

Kamioni përplaset me automjetin, tre persona përfundojnë në spital

  • 3 days ago
  • 1 min read

Një aksident rrugor është shënuar mesditën e sotme në aksin Elbasan–Peqin, pranë fshatit Pajovë.


Sipas informacioneve paraprake, një mjet i tonazhit të rëndë është përplasur me një automjet tjetër. Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur.


Fatmirësisht, të lënduarit ndodhen jashtë rrezikut për jetën dhe janë transportuar për të marrë ndihmë mjekësore.


Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page