top of page

Kampionati Botëror i Formula 1/ Mësoni podin e garës dhe çfarë ka ndodhur

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 25
  • 2 min read

Kampionati Botëror i Formula 1 - 2025

Çmimi i Madh i Monakos në Monte Karlo u zhvillua në datat 23-25 maj, si raundi i tetë i Botërorit të këtij sezoni.


Fituesi i garësLando Norris (McLaren) fitoi Çmimin e Madh të Monakos, një nga garat më prestigjioze të kalendarit të Formula 1. Ai u ngjit në shkallën më të lartë të podiumit, përpara Charles Leclerc (Ferrari) që përfundoi i dyti dhe Oscar Piastri (McLaren) që zuri vendin e tretë.


Përballja për kreun e renditjes Leclerc, piloti vendas i Ferrarit, u paraqit mirë në garën e shtëpisë së tij. Ndërkohë, Piastri ruan ende kryesimin në renditjen e pilotëve, por vetëm me tre pikë avantazh ndaj Norris (161 me 158).


Rrjedha e garësGara nisi të dielën në orën 15:00 me kohën evropiane në qarkun rrugor të Monte Carlos, si pjesë e triptikut evropian Imola-Monako-Spanjë. Pritej një garë ndryshe këtë herë, për shkak të ndërhyrjes së FIA-s që detyroi dy ndalesa në bokse. Megjithatë, gara rezultoi më e qetë se pritej.


Qysh në xhiron e parë pati një incident me Pierre Gaslyn (Alpine), por më pas gara vijoi normalisht. Fernando Alonso u tërhoq më vonë, por pa ndikuar në zhvillimin e garës. Max Verstappen dhe pilotët e Mercedes tentuan të përfitonin nga rregulli i ndalesave, por pa sukses, pasi nuk pati makina sigurie apo flamur të kuq. Verstappen përfundoi në vendin e katërt, pasi u detyrua të bënte ndalesën e dytë në fund të garës. Mercedes përfundoi jashtë zonës së pikëve.



Rezultatet dhe renditja

Pas 78 xhirove, Norris fitoi garën, duke lënë pas Leclerc dhe Piastri. Me këtë fitore, ai afrohet ndjeshëm me kryesuesin e kampionatit.


Pas podiumit, Verstappen (Red Bull) u rendit i katërti, ndjekur nga Lewis Hamilton (Ferrari) në vendin e pestë. Surpriza në këtë garë ishte Isack Hadjar (VisaRB) që zuri vendin e gjashtë, Esteban Ocon (HaasF1) në të shtatin dhe Liam Lawson (VisaRB) në të tetin. Dy pilotët e Williams, Alex Albon dhe Carlos Sainz, përfunduan në pozitat e nëntë dhe të dhjetë.


Jashtë dhjetëshes mbetën pilotët e Mercedes, Russell dhe Antonelli, si dhe Yuki Tsunoda (Red Bull), që nuk arriti të ngjitej më lart në renditje. Gara nuk u përfundua nga vetëm dy pilotë: Pierre Gasly pas incidentit në fillim dhe Fernando Alonso për shkak të problemeve me makinën.


Përshtypjet pas garës

Gara e Monakos këtë vit nuk arriti të ofronte spektaklin e pritur. Dueli mes pilotëve kryesorë ndodhi vetëm në fund, ndërsa pjesa tjetër e garës ishte relativisht e qetë, me shumë prej pilotëve që përfunduan me diferencë të konsiderueshme.


Gara e radhës

Formula 1 do të vijojë me garën në Montmelo, Barcelona – Çmimi i Madh i Spanjës – që zhvillohet më 30 dhe 31 maj dhe përfundon më 1 qershor.



“KORÇA BOOM”



bottom of page