top of page

Kategoria e Dytë/ 6 ndeshje dhe 9 gola, fitore për Luzin, Orikun dhe Devollin

  • 3 hours ago
  • 1 min read

Kanë përfunduar gjashtë ndeshjet e radhës në Kategorinë e Dytë, ku në total u shënuan 9 gola në të dy grupet e kampionatit.


Në Grupin A, Luz i Vogël arriti të marrë një fitore të rëndësishme në shtëpi, duke mposhtur Tërbunin me rezultatin 2-0.


Ndërkohë në Grupin B u zhvilluan disa përballje interesante. Oriku triumfoi minimalisht në transfertë ndaj Shkumbinit me rezultatin 1-0. Delvina dhe Bylis B ndanë pikët pas barazimit 1-1, ndërsa në barazim përfunduan edhe sfidat Maliqi–Butrinti dhe Tomori–Eagle Football.


Fitore minimale arriti edhe Devolli, i cili në shtëpi mposhti Këlcyrën me rezultatin 1-0.


Rezultatet:

Grupi B


Shkumbini 0 – 1 Oriku

(Lucas 25')


Delvina 1 – 1 Bylis B

(Akibu 37'/ Koshie 76')


Maliqi 1 – 1 Butrinti

(Ibrahim G. 46'/ Ibrahim D. 74')


Devolli 1 – 0 Këlcyra

(Gator 5')


Tomori 1 – 1 Eagle Football

(Bikatal 42'/ Abdulsalam 90'+)

"KORCA BOOM"


bottom of page