top of page

KATEGORIA E DYTË/ Maliqi mposhtet me goleadë. Devolli 1 pikë në Peqin. Ja rezultatet!

  • Feb 8
  • 1 min read

Kanë përfunduar ndeshjet e ditës së sotme të Kategorisë së Dytë. Në 5 ndeshjet e grupit B janë shënuar 16 gola.


Fitore të thella kanë marrë Delvina që ka triumfuar 4-0 ndaj Maliqit dhe Bylisi B që ka mposhtur 5-0 Kelcyrën. 


3 pikët i kanë siguruar edhe Partizani B, që mori një fitore me shumë vuajtje ndaj Tomorit. “Demat” triumfuan me rezultat minima 1-0 ndaj beratasve.


Ndërkohë dueli tjetër mes Shkumbinit dhe Devollit ka përfunduar në barazim. Ekipet nuk mundën të shkonin më shumë se barazimi 1-1 mes tyre, duke ndarë kështu në javën e 12-të nga 1 pikë. Gjithashtu nga 1 pikë morën edhe Oriku e Eagle, pasi barazuan 2-2 mes tyre pas 90 minutave. 


NDESHJET:


Delvina – Maliqi 4 - 0

Koshie 53', 77', Horipelaye 58', 66')


Bylis B – Këlcyra 5 - 0

(Gjini 12', Ferreira 14', Faisal 34', Almeida 39', Akibu 75')


Oriku - Eagle Football 2 - 2

(Dalanaj 6', Llojaj 59'/ Lleshi 15', Hysellari 90+5')


Partizani B – Tomori 1 - 0

(Goga 85')


Shkumbini – Devolli 1 - 1

(Sulkja 82'/ Hasaj 75')

“KORÇA BOOM”


bottom of page