KATEGORIA E PARË/ Sot dita e javës së 14-të. SKËNDERBEU për fitore në Fushë-Krujë. Kryendeshja Laçi-Pogradeci!
- Korca Boom
- Dec 3
- 1 min read
Sot është dita e ndeshjeve të kavës së 14-të të kategorisë së parë, ndërkohë që gjithë vëmendja do të jetë në dy stadiume, atë të Fushë-Krujës dhe Laçit.
Pikërisht në këto stadium sot në orën 13:30 luajnë katër skuadra të kreut, teksa Skënderbeu kryesues sfidon Ilirinë dhe Pogradeci sfidon kurbinasit e Laçit në shtëpi. Dy ndeshje që padiskutim do të jenë “kartolina” e kategorisë së parë, ndërkohë që padiskutim pritet të jenë dy sfida më shumë se të luftuara.
Skënderbeu nga ana e vet zbret në këtë ndeshje me “petkun” e kryesuesit dhe me “luksin” e qetësisë, pasi vetëm vendi i dytë është plot 11 pikë larg.
Nga ana tjetër Pogradeci duket se ka një provë më shumës e të vështirë sot, aq më tepër që zbret në fushë edhe pa kapitenin Vangjel Zguro, pas daljes me të kuqe në ndeshjen e kaluar.
Po sot në orën 13:30 luhen të gjitha ndeshjet e javë ssë 14-të, takime që priten me shumë interes edhe pse është ditë mesjave.
Më poshtë sjellim të gjitha duelet e ditës së sotme:
Java 14
(03.12.2025)
E MËRKURË
Ora 13:30 Laçi – Pogradeci
Ora 13:30 Iliria – Skënderbeu
Ora 13:30 Lushnja – Kukësi
Ora 13:30 Burreli – AF Luftëtari
Ora 13:30 Apolonia – Besa
Ora 13:30 Korabi – Kastrioti
“KORÇA BOOM”



















