top of page

KATEGORIA E PARË: Mbyllet java e 18-të/ Ja renditja përfundimtare!

  • Jan 17
  • 1 min read

Kanë përfunduar të gjitha ndeshjet e kategorisë së parë të vlefshme për javën e 18-të të kategorisë së parë, ku vetëm Laçi nga skuadrat kryesuese ka arritur të marrë fitore, ndërkohë që Skënderbeu dhe Pogradeci edhe pse luanin në shtëpi nuk kanë marrë më së 1 pikë kundrejt Luftëtarit dhe Pogradecit.


Në këtë mënyrë pas përfundimit të kësaj jave Skënderbeu vijon të jetë i qetë në krye me 41 pikë, ndërkohë që 5 pikë më pak kanë kurbinasit me 36 pikë, ndërkohë që pogradecarët në vendin e tretë me 33 pikë, pra 3 pikë më pak nga vendi i dytë që të çon në superligë.


Tre skuadrat e para janë të shkëputur nga ekipet e tjera, ndërkohë që Luftëtari dhe Kukësi javë pas jave po konfirmohen si skuadrat që do të zbresin sezonin e ardhshëm në kategorinë e dytë.


Më poshtë sjellim rezultatet e sotme dhe renditjen përfundimtare:

 

JAVA 18

17 janar 2025 (E Shtunë)

Laçi-Kukësi 2-1

Pogradeci-Besa 0-0

Iliria Kastrioti 0-1

Lushnja-Korabi 2-0

Burreli-Apolonia 2-0

Skënderbeu-Luftëtari 1-1

“KORÇA BOOM”


bottom of page