“Kokë më kokë”, tre makina përfshihen në aksident të rëndë
- 3 days ago
- 1 min read
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e sotme në aksin Milot–Lezhë, ku tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka shkaktuar edhe probleme në qarkullim, duke bërë që lëvizja e automjeteve në këtë segment rrugor të pezullohet për disa minuta. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Sipas njoftimit zyrtar, aksidenti ka ndodhur rreth orës 18:00 dhe në të janë përfshirë tre automjete me drejtues shtetasit B. L., H. J. dhe K. N. Dy pasagjerë që udhëtonin në automjetin me drejtues shtetasin H. J. janë dërguar në spital për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.
“KORÇA BOOM”
















