top of page

KOLONJA me 24 qendra votimi/ Mësoni votat për partitë dhe kandidatët!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 16
  • 1 min read

Në zgjedhjet e 11 majit, nëse kishte një qytet që ishte i sigurtë me votat e shumta drejt PS-së ishte Kolonja dhe ashtu ndodhi sërish. Partia Socialiste e Shqipërisë fitoi me plot 64.38 % të votave, ndërkohë që Partia Demokrative, mundi të merrte vetëm 28.70 %.


Përpos këtyre shifrave me diferencë të thellë, të bën përhsytpje se Kolonja ka votuar në unanimitet Ilirian Pëndavinjin pasi ka numëruar në fund plot 1604 vota, më shumë se askush tjetër, madje shumëfish nga kandidatët e tjerë të të dy partive.


Ndërkohë që nga PS-ja nuk diskutohej Pëndavinji, nga PD-ja ka qenë Enton Çaçani më i votuari me 399 vota, pra 4-fish më pas se Pëndavinji.


Më poshtë sjellim edhe votat për subject dhe të gjithë kandidatët e të dy partive kryesore që garuan më 11 maj:           

 

Votimi i Subjekteve:

Partia Demokratike-ASHM         1664 vota   28.70 %

Partia Socialiste e Shqipërisë       3733 vota  64.38 %

 

Votat për kandidatët e Aleancës për Shqipërinë Madhështore

Enton Çaçani             399 vota

Kristiano Koçibelli     396 vota

Andrea Mano             286 vota

Fidel Kreka                 227 vota

Gentian Çala               99 vota

Elsuida Vila                36 vota

Edmond Spaho           35 vota

Genti Çela                   18 vota

Jorida Mazelliu            10 vota

Brunilda Prifti               9 vota

 

Votat për kandidatët e Partisë Socialiste të Shqipërisë

Ilirian Pëndavinji         1604 vota

Enslemvera Zake          497 vota

Vinjola Rota                  389 vota

Besa Spaho                  328 vota

Arian Jaupllari             322 vota

Gëzim Gora                    32 vota

Eridjon Rustemi             18 vota

Alfons Olldashi              11 vota

Vasil Sterjovski           6 vota


“KORÇA BOOM”


ree

bottom of page