top of page

KOMISIONI I DISIPLINËS dënon 2 klube me nga 1 milion lek secilin. Ja vendimet!

  • 6 hours ago
  • 1 min read
  1. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës duke rrezikuar sigurisë e zyrtarëve dhe lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 


  2. KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. 


Për mosrespektimin e detyrimit për daljen e zyrtarëve në intervistën pas ndeshjes, në kundërshtim me nenin 77 të Rregullores së Aktivitetit, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, Klubi i Futbollit Vllaznia paralajmërohet se në rast përsëritjeje të kësaj shkeljeje apo të çdo shkeljeje tjetër të ngjashme të detyrimeve mediatike, do të jetë subjekt i masave disiplinore të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës si dhe Rregulloret e FSHF. 

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit. 

 

KOMISIONI I DISIPLINËS DHE ETIKËS 

“KORÇA BOOM”


bottom of page