top of page

E FUNDIT/ Komisioni i Disiplinës dënon Gentjan Liçon!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 11 hours ago
  • 1 min read

Zyrtari i KF Skënderbeu, Gentian Liço, është ndëshkuar nga Komisioni i Disiplinës për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes. Në bazë të nenit 14/1/c të Kodit të Disiplinës dhe Etikës (KDE), Liço është dënuar me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.


Vendimi vjen pas reagimeve të zyrtarit korçar ndaj arbitrimit, të cilat janë konsideruar si shkelje disiplinore. Si pasojë e këtij dënimi, Gentian Liço nuk do të jetë i pranishëm në dy ndeshjet e ardhshme të Skënderbeut, duke i shtuar një tjetër mungesë klubit në këtë periudhë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page