Kthjellime dhe vranësira lokale/ Ja parashikimi i motit për sot, e mërkurë, 17 dhjetor 2025!
- Korca Boom
- 3 hours ago
- 1 min read
Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Mjegulla/mjegullina do të jenë prezente në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes kryesisht përgjatë zonave luginore.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitoi shpejtësi deri në 14 m/sek.
Deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-3 ballë.
“KORÇA BOOM”



















