Konflikt i fortë në mes të qytetit, ndërhyn policia
- 1 hour ago
- 1 min read
Detaje të reja janë zbardhur nga një konflikt i ndodhur sot në një lokal në zonën e Kamzës, ku dyshohet se është përfshirë ish-oficeri i Forcës së Posaçme Operacionale, J.L.
Sipas burimeve paraprake, J.L. ka qenë në shoqërinë e disa personave kur është përfshirë në një përplasje me një grup tjetër, mes të cilëve dyshohet se ka qenë edhe një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, R.U.
Në momentin e konfliktit, R.U. ka tentuar të ndërhyjë për të qetësuar situatën, por është përballur me kërcënime nga J.L. Ngjarja ka ndodhur pranë ambienteve të lokalit, duke krijuar tension mes të pranishmëve.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra dy efektivë të Komisariatit nr. 5, të cilët dyshohet se nuk kanë kryer veprimet procedurale përkatëse.
Ndërkohë, janë sekuestruar edhe pamjet filmike të incidentit, të cilat pritet të ndihmojnë në sqarimin e plotë të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















