Kontrabandë kafeje në doganën e Tushemishtit, procedim penal 38 vjeçarit
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Kontrabandë kafeje në doganën e Tushemishtit, procedim penal 38 vjeçarit nga Tirana
Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë bën me dije se ka referuar në Prokurori një rast të veprimtarisë së paligjshme të konstatuara në pikat kufitare të qarkut.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë kanë nisur procedimin penal për shtetasin T. B., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim nga detyrimet doganore ose të akcizës”.
Gjatë kontrollit në Pikën e Kalimit Kufitar Tushemisht, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në automjetin e tij u gjet një sasi kafeje e dyshuar e kontrabanduar, e cila u sekuestrua si provë materiale.
“KORÇA BOOM”



















