top of page

Kontrabandë në aksin Kapshticë–Bilisht, dy shtetas nën hetim

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 1 day ago
  • 1 min read

Si rezultat i kontrolleve të imtësishme, të kryera në bazë të analizës së riskut ndaj shtetasve dhe mjeteve me të cilat ata lëvizin, shërbimet e Policisë Kufitare kanë goditur dy raste të kontrabandës së mallrave.


Për këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, për shtetasit:


  • F. A., 44 vjeç, banues në fshatin Velitërnë, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, u gjetën një sasi vaji dhe dy bagëti të imta, të cilat nuk i kishte deklaruar në organet doganore.


  • Q. Xh., 47 vjeç, banues në Pogradec, pasi në afërsi të kufirit, në aksin rrugor “Kapshticë-Bilisht”, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin dhe ZMPKT, u gjet një sasi vaji pa faturë blerjeje.


Mallrat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page