top of page

Kontrabandë në Kapshticë/ Kapet 51-vjeçari!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 7 days ago
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin:


-L. S., 51 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, për veprën penale "Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës".


Si rezultat i kontrolleve të shtuara dhe analizave të riskut, në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin që ky shtetas drejtonte, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një sasi me pije alkoolike (uiski) për të cilat paguhet akcizë, një sasi me vaj automjetesh dhe produkte ushqimore, mallra për të cilat 51-vjeçari, nuk dispononte deklaratë doganore.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“KORÇA BOOM”


bottom of page