Korça drejt zhvillimit të turizmit malor dhe rural
- 2 days ago
- 1 min read
Në kuadër të bashkëpunimit me Chambéry, një delegacion francez i përbërë nga ekspertë të turizmit, zhvillimit rajonal dhe parqeve natyrore alpine zhvilloi një tur në disa prej fshatrave me potencial të lartë turistik në rajonin e Korçë.
Gjatë vizitave në terren u vlerësuan nga afër peizazhet natyrore, trashëgimia kulturore dhe mundësitë për krijimin e një oferte turistike më të strukturuar, autentike dhe gjithëvjetore.
Diskutimet u fokusuan në:
-zhvillimin e produkteve lokale
-fuqizimin e komuniteteve dhe sipërmarrjes vendase
-rritjen e kapaciteteve të Korçës si destinacion konkurrues
Ky bashkëpunim synon ndërtimin e një modeli të qëndrueshëm turizmi që vlerëson natyrën, traditën dhe potencialin e rajonit tonë.
“KORÇA BOOM”



















