top of page

Korça humb një figurë të shquar, Kristaq Jorgji, mësues, drejtor dhe koleksionist i pasionuar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Nov 9
  • 1 min read

Një lajm i trishtë ka prekur sot qytetin e Korçës me ndarjen nga jeta të koleksionistit të njohur Kristaq Jorgji.

Me hidhërim këtë lajm e ka bërë të ditur djali i tij, Arian Jorgji, i cili njofton se i ndjeri do të përcillet nesër për në banesën e fundit.


Kristaq Jorgji ishte një figurë e njohur në qytetin e Korçës, jo vetëm për pasionin e tij ndaj koleksionizmit, por edhe për kontributin e gjatë në arsim. Ai ka shërbyer për vite me radhë si mësues i lëndës së historisë dhe gjithashtu ka mbajtur detyrën e drejtorit të shkollës, duke u dalluar për korrektesën, përkushtimin dhe dashurinë për dijen.


Për më shumë se shtatë dekada, ai i kushtoi jetën filatelisë, duke mbledhur mijëra pulla postare, shumë prej të cilave me vlerë të veçantë historike e kulturore. Përveç tyre, Jorgji la pas një koleksion të pasur me dokumente historike, monedha dhe relike të tjera me rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore.


Puna, pasioni dhe kujtimi i tij do të mbeten një pjesë e çmuar e historisë së Korçës dhe një shembull frymëzues për brezat që vijnë.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page