Korça Serenights, tradita e serenatave që përcillet nga brezi në brez
- Korca Boom
- Sep 18
- 1 min read
Korça po përgatititet për festivalin që karakterizon më së shumti këtë qytet, Festivalin e Serenatave apo Korça Serenights.
Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo ka ftuar gjithë artdashësit të mos e humbasin këtë traditë që e bën kaq unik këtë qytet.
“Në Korçë, serenata nuk është thjesht këngë, por është një pjesë e shpirtit të qytetit tonë. Ajo lindi këtu si një gjuhë e ndjenjave dhe e dashurisë dhe prej brezash vazhdon të ruajë ngrohtësinë e saj, duke bashkuar të rinjtë e mjeshtrat e vjetër në një traditë të gjallë”, shprehet Filo, në një publikim në rrjetet sociale.
Nëpër rrugicat e vjetra, edhe sot e kësaj dite, magjia e serenatave ringjallet mbrëmjeve, duke prekur zemrat e kujtdo që e dëgjon. Serenata është lidhja e korçarëve me të kaluarën, por edhe dhurata që u trashëgohet brezave që vijnë.
Festivali i Serenatave do të zhvillohet në datat 18, 19 dhe 20 shtator, me disa nga emrat më të shquar të këtij zhanri si: Mihallaq Andrea, Ermira Kola, Endri dhe Stefi, Eli Fara, Endri Polena e të tjerë. Do të jetë e pranishme dhe Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura.
“KORÇA BOOM”



















