top of page

Korçari Bledi Kadiu në krye të pankinës së skuadrës së kategorisë së parë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 3 hours ago
  • 1 min read

Bledi Kadiu nga sot do të jetë trajneri i ri i Kukësit.


46-vjeçari, ka pranuar ftesën e klubit verior edhe pse situata e këtij ekipi nuk është e mirë në kategorinë e parë, duke u renditur në vendin e fundit për momentin.


Këtë njoftim e ka dhënë klubi i Kukësit nëpërmjet njoftimin në faqen e vet zyrtare, ndërkohë që trajneri Kadiu duhet të punojë shumë për të shpëtuar skuadrën nga rënia e kategorisë së parë.


Ja dhe njoftimi i KF Kukësit:

 

WELCOME BLEDI KADIU


Futboll Klub Kukësi njofton se Bledi Kadiu është trajneri i ri i skuadrës sonë. 46-vjeçari ka nisur menjëherë punën për ndeshjen e radhës ndaj Besës, e cila do të luhet në "Kukës Arena" ditën e shtunë, ora 13:30.

“KORÇA BOOM”


bottom of page