top of page

Kur eliminimi të del për mbarë/ Brikena më e pëlqyer jashtë se brenda Big Brother-it

  • 4 hours ago
  • 1 min read

Eliminimi i Brikena Selmanit në gjysmëfinalen e “Big Brother VIP Albania” mbrëmjen e së shtunës mund të ketë ndërprerë rrugëtimin drejt finales, por jo mbështetjen e publikut.


Për shumë ndjekës besnikë të formatit, ajo ishte një nga konkurrentet që e meritonte plotësisht një vend në finalen e madhe. Gjatë qëndrimit në shtëpi, Brikena u dallua për kulturën, qetësinë dhe elegancën, duke ndërtuar imazhin e një vajze me vlera dhe duke lënë një përshtypje tejet pozitive te publiku. Sikundër, kishte edhe nga ata që dyshonin në sinqeritetin e saj. Madje për shumëkënd ishte një vajzë që vepronte krejt ndryshe nga sa fliste.


Por ajo që ndodhi pas eliminimit ishte vërtet e papritur. Vetëm pak orë pasi doli nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, dashuria e publikut u reflektua fuqishëm në rrjetet sociale.


Në momentin e eliminimit, llogaria e saj numëronte rreth 298 mijë ndjekës. Ndërsa sot, ky numër ka arritur në 344 mijë, duke shënuar një rritje të menjëhershme dhe mbresëlënëse.


Nuk do të jetë çudi që të jenë edhe ndjekës që mezi presin të shprehin ‘mllefin’ e tyre ndaj bukuroshes.

“KORÇA BOOM”


bottom of page