top of page

Bledi Shkëmbi në ankth, ambulanca transporton Në MES TË NDESHJES liderin e Strugës drejt spitalit

  • 2 days ago
  • 1 min read

Struga u mposht ditën e djeshme në shtëpi nga Tikves me shifrat 1-2, në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të të ligës maqedonase. Por, momenti më drithërues ishte pas minutës së 60-të.


Mbrojtësi i ekipit strugan, Pape Fall ra pa ndjenja në momentin që hyri në fushë si zëvendësues, por u përmend dhe insistoi të vazhdonte ndeshjen. Por vetëm disa minuta më vonë, ai ra përsëri pa ndjenja.


Kjo situatë alarmoi dhe krijoi ankth jo pak edhe te trajneri i Strugës, Bledi Shkëmbi. Kështu, ambulanca u detyrua që të futej në fushë dhe ta transportonte futbollistin drejt spitalit të qytetit të Strugës.


Ndërkohë që vetë klubi shqiptar, ka reaguar duke bërë të ditur se gjendja e Fall është e mirë dhe stabël./ Newsport

“KORÇA BOOM”


bottom of page