Zjarr i përmasave të mëdha, banorët në panik pranë spitalit
- 4 hours ago
- 1 min read
Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në një kompleks banimi përballë spitalit “Nënë Tereza”, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa tym i dendur është parë në një pjesë të konsiderueshme të zonës përreth. Banorët janë larguar me nxitim nga banesat, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve zjarrfikëse.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e emergjencës, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, si dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit në ndërtesat përreth.
Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen, ndërsa autoritetet pritet të japin më shumë informacion pas përfundimit të ndërhyrjes.
“KORÇA BOOM”
















