Korçarët e kërkonin prej kohësh, por talenti zgjedh kampionët e Egnatias
- 16 hours ago
- 1 min read
Skënderbeu nuk ka arritur të sigurojë shërbimet e sulmuesit të talentuar Deivid Hoxha, me Egnatian që ka fituar garën për 19-vjeçarin.
Korçarët kishin punuar prej kohësh për të arritur një marrëveshje me Panetolikos, duke e pasur Hoxhën një nga objektivat e merkatos për repartin ofensiv.
Megjithatë, në garën për firmën e talentit ka ndërhyrë Egnatia, e cila në fund ka arritur të parakalojë Skënderbeun dhe të mbyllë marrëveshjen.
Kampionët në fuqi kanë plotësuar kërkesat financiare të klubit grek dhe përfaqësuesve të lojtarit, duke siguruar kështu shërbimet e sulmuesit 19-vjeçar.
Për Skënderbeun, kjo është një tjetër lëvizje e merkatos që nuk shkon në favor të klubit, pavarësisht punës së bërë për të bindur palët.
“KORÇA BOOM”
















