SKANDAL në “Elbasan Arena”/ Pretendohet se presidenti i Vllaznisë goditi me grusht arbitrin
- 12 hours ago
- 1 min read
Situata kaotike pas përfundimit të sfidës mes Elbasanit dhe Vllaznisë ka marrë një tjetër përmasë, me një akuzë të fortë të bërë në studion e “Super Gol”.
Sipas zyrtarit Klajdi Kola, presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferri, ka zbritur në ambientet e dhomave të zhveshjes menjëherë pas përfundimit të ndeshjes dhe dyshohet se ka goditur me grusht arbitrin e katërt, Egli Spahiu.
“Presidenti i Vllaznisë goditi me grusht arbitrin e katërt. Është lajm i konfirmuar”, është shprehur Kola gjatë emisionit.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur pas një fundi të tensionuar të takimit, i cili u mbyll në barazim 1-1, ndërsa Vllaznisë iu anulua një gol në minutën e 96-të.
Pretendimi për incidentin mes presidentit të Vllaznisë dhe arbitrit të katërt pritet tashmë të jetë në vëmendjen e strukturave përkatëse, ndërsa mbetet për t’u parë nëse do të ketë reagime apo masa disiplinore për ngjarjen.
“KORÇA BOOM”
















