top of page

Vranësira dhe reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot

  • 13 minutes ago
  • 1 min read

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme, me mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.


Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë ditës kthjellimet do të ndërthuren me vranësira mesatare, të cilat herë pas here pritet të bëhen më të dendura në zonat kodrinore dhe malore.


Në relievet kodrinore dhe malore të lindjes, vranësirat mund të sjellin reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët. Reshjet pritet të jenë të pranishme kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.


Gjatë ditës parashikohet gjithashtu një prani e lartë e grimcave të pluhurit dhe rërës në ajër.


Era do të fryjë nga veriperëndimi drejt jugperëndimit, me shpejtësi mesatare rreth 3 m/s. Në zonat bregdetare dhe ato luginore ajo pritet të fitojë herë pas here intensitet, duke arritur shpejtësi deri në 7 m/s.


Në det situata parashikohet përgjithësisht e qetë, me valëzim të forcës 1 deri në 2 ballë.

“KORÇA BOOM”


bottom of page