top of page

LAJMI FUNDIT/ Shkundet Shqipëria pas mesnate. Tërmet i fortë në këtë vend! Ja sa ishte magnituda

  • 8 hours ago
  • 1 min read

Një tërmet është regjistruar pak minuta më parë në zonën e Himarës, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në disa qytete të jugut të vendit.


Sipas të dhënave të EMSC, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter dhe me një thellësi fokale prej vetëm 5 kilometrash.


Epiqendra e lëkundjeve është lokalizuar rreth 6 kilometra në verilindje të Himarës. Thellësia e vogël e fokusit ka bërë që lëkundjet të ndihen më fort në zonën përreth.


Në redaksi kanë mbërritur menjëherë mesazhe nga qytetarë në Himarë, Sarandë dhe Vlorë, të cilët raportojnë se kanë ndjerë lëkundjet.


Deri në këto momente nuk ka informacion për dëme materiale apo persona të lënduar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page