top of page

SKËNDERBEU/ Korçarët nuk humbin kohë, ndryshime të mëdha në horizont. Ja kush merr "valixhet"

  • May 14
  • 1 min read

Duket se drejtuesit e Skënderbeut e kanë marrë shumë seriozisht ndërtimin e ekipit për sezonin e ri dhe nuk duan të humbin kohë në merkato.


Burime pranë klubit bëjnë me dije se, krahas lëvizjeve për gjetjen e trajnerit të ri, paralelisht po punohet edhe për formimin e grupit që do të përfaqësojë skuadrën në sezonin e ardhshëm.


Sipas informacioneve edhe pse jo akoma zyrtare, pothuajse gjysma e futbollistëve aktualë nuk pritet të jenë më pjesë e ekipit. Disa prej lojtarëve që u përfundon kontrata kanë shumë pak gjasa të rinovojnë, ndërsa për disa të tjerë që janë ende nën kontratë mund të gjendet një zgjidhje me mirëkuptim mes palëve.


Qëllimi i klubit duket i qartë, të hapen vende për afrimet e reja që pritet të vijnë gjatë merkatos verore.


Mësohet se pas disa ditësh do të nisin edhe kontaktet individuale me futbollistët, ku do t’u komunikohet vendimi i klubit. Ndërkohë, ata lojtarë që u përfundon kontrata do të jenë automatikisht të lirë për të negociuar me ekipe të tjera.

“KORÇA BOOM”


bottom of page