top of page

KORÇË/ Arrestohet Edmond Firaj, 23-vjeçari që plagosi me th*ikë për borxhin 17-vjeçarin

Jun 1
1 min read

Policia e Korçës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme Edmond Firajn, autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 23-vjeçari, ngjarje e ndodhur dy ditë më parë në fshatin Moravë.


I riu mbeti i plagosur në pjesën e barkut, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë pas ngjarjes, grupi hetimor identifikoi autorin dhe nisi kërkimet për kapjen e tij.


Sipas burimeve, Firaj u lokalizua një ditë pas ngjarjes dhe në momentin e arrestimit ndodhej në gjendje të dehur. Ai u transportua fillimisht në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas u shoqërua në Komisariatin e Policisë.


Lidhur me konfliktin, 23-vjeçari ka deklaruar se autori i kishte një shumë parash borxh. Sipas tij, ai kishte shkuar në Moravë për t’i kërkuar kthimin e parave, por debati mes tyre është përshkallëzuar në përplasje fizike dhe më pas në përdorimin e thikës.


Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"KORÇA BOOM"


bottom of page