Korçë: Tentoi g*abitjen e supermarketit, kapet nga policia pak orë pas ngjarjes
- May 11
- 1 min read
Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Korçë, pasi dyshohet se ka kanosur me thikë menaxherin e një supermarketi për t’i marrë xhiron ditore.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një supermarket në lagjen 10 të qytetit. Sipas informacionit paraprak, autori kishte pritur që menaxheri të dilte jashtë ambienteve të marketit dhe më pas e ka kërcënuar duke përdorur një mjet prerës.
Menjëherë pas denoncimit, shërbimet e komisariatit organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, duke bërë të mundur arrestimin e tij brenda pak orësh. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se 40-vjeçari kishte vendosur edhe kapuç, me qëllim fshehjen e identitetit.
Mësohet se ai është person me precedentë të mëparshëm penalë dhe ka qenë i dënuar edhe më herët për vjedhje. Ndaj tij rëndon akuza e “vjedhjes me dhunë”, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
“KORÇA BOOM”
















