Krah Melanisë dhe Infantinos, Trump ndjek nga afër finalen e Kupës së Botës për Klube, duelin "Chelsea- PSG"
- Korca Boom
- Jul 13
- 1 min read
SHBA- Donald Trump, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, ka ndjekur nga afër sot finalen e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025 midis Paris Saint-Germain dhe Chelsea, e cila zhvillohet në stadiumin MetLife në New Jersey.
Kreu i shtetit amerikan u pa në zonën VIP së bashku me Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino dhe Zonjën e Parë të SHBA, Melania Trump.
Prania e Trump ishte konfirmuar një ditë më parë nga vetë Infantino gjatë një eventi për median në Trump Tower në New York.
Zyrtari zviceran vlerësoi mbështetjen e presidentit, duke deklaruar se Trump "e përqafoi menjëherë rëndësinë e Kupës së Botës për Klube dhe Kupës së Botës të vitit të ardhshëm", duke theksuar marrëdhënien e tyre të fortë të punës.
Stadiumi MetLife, ku do të zhvillohet përballja e sotme midis gjigantëve evropianë, do të jetë gjithashtu vendi ku do të zhvillohet finalja e Kupës së Botës FIFA 2026, duke e bërë këtë përballje të Kupës së Botës për Klube një provë simbolike për spektaklin global të futbollit që do të vijë verën e ardhshme në tokën amerikane.
“KORÇA BOOM”



















