top of page

BE pa mungesë karburanti, por paralajmërohen rritje çmimesh dhe ndikim në fluturime

  • 2 days ago
  • 1 min read

Komisioni Evropian ka bërë të ditur se aktualisht nuk ka mungesë të përgjithshme karburanti në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa situata po ndiqet nga afër për shkak të zhvillimeve të fundit ndërkombëtare.


Përmes zëdhënëses Eva Hrdcirova, u bë e ditur se BE ka kapacitete të mjaftueshme për përpunimin e naftës dhe prodhimin e karburantit, përfshirë edhe atë për aviacionin.


Megjithatë, institucionet evropiane po përgatiten për skenarë të ndryshëm, në rast se situata ndryshon.


Shqetësimet janë shtuar nga zhvillimet në Lindjen e Mesme, të cilat po ndikojnë në zinxhirët e furnizimit dhe në tregjet e energjisë.


Sipas zyrtarëve evropianë, janë vërejtur ndërprerje në infrastrukturën energjetike dhe në lëvizjen ajrore, çka mund të sjellë pasoja më të gjera.


Për këtë arsye, ministrat e transportit të vendeve të BE-së do të zhvillojnë një videokonferencë për të diskutuar situatën dhe për të koordinuar veprimet.


Fokusi do të jetë te bashkëpunimi mes vendeve, ulja e varësisë nga burimet e jashtme dhe marrja e masave konkrete për të përballuar çdo zhvillim.

“KORÇA BOOM”


bottom of page