Krenaria e Korçës dhe e Shqipërisë/ Ja volejbollistet që pushtuan Evropën
- 13 hours ago
- 1 min read
Ndeshjet kualifikuese u zhvilluan në Salzburg, ku vajzat kuqezi siguruan kualifikimin historik pas fitoreve bindëse ndaj Austrisë dhe Suedisë.
Më 7 qershor 1991, Shqipëria u përball me Çekosllovakinë dhe u mund 3-0. Në atë takim u aktivizuanEmanuela Axhani, Mimoza Dule, Egla Miço, Ingrid Murzaku, Jorgjeta Qirici dhe Donika Shtuka, formacioni bazë Agi Babuli, Alketa Doçi, Eva Duni, Mimoza Ibrahimi dhe Ela Tase. Ekipi drejtohej nga trajnerët Kreshnik Tartari dhe Ilir Cirinaku.
Një ditë më pas, Shqipëria triumfoi ndaj Austrisë me rezultatin 3-0, ndërsa më 9 qershor vulosi kualifikimin historik me një tjetër fitore 3-0 ndaj Suedisë.
Në fazën finale të zhvilluar në Italy, në qytetet Ravenna, Bari dhe Rome, Shqipëria e mbylli kampionatin në vendin e nëntë, në një renditje të barabartë me Francën, Jugosllavinë dhe Poloninë.
Pjesë e ekipit shqiptar në fazën finale ishin Mimoza Allkanjari, Emanuela Axhani, Alketa Doçi, Mimoza Dule, Mimoza Ibrahimi, Majlinda Kaso, Egla Miço, Majlinda Rama, Donika Shtuka dhe Ela Tase, ndërsa ekipi drejtohej nga trajneri Ilir Cirinaku.
Në foton historike të realizuar në Salzburg shfaqen volejbollistet shqiptare: në rreshtin e sipërm Emanuela Axhani, Ingrid Murzaku, Majlinda Kaso, Mimoza Dule, Ela Tase, Egla Miço dhe Jorgjeta Qirici, ndërsa poshtë janë Mimoza Ibrahimi, Agi Babuli, Alketa Doçi, Eva Duni dhe Donika Shtuka.
Ky ekip mbetet një nga gjeneratat më të arta të volejbollit shqiptar dhe krenari për sportin kuqezi.
“KORÇA BOOM”
















