top of page

“Ku janë shokët?” - Fjalët që prekin nga 8-vjeçari pas aksidentit tragjik

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Babai i 8-vjeçarit që mbeti i plagosur në aksidentin e rëndë në Spitallë të Durrësit, ku humbën jetën dy fëmijë, ka ndarë detaje prekëse nga gjendja e të birit.


Ai tregoi se gjatë transportimit drejt Tiranës, djali ishte i vetëdijshëm dhe kërkonte vazhdimisht shokët e tij, si edhe pyeste për kushëririn.


“E mora djalin dhe u nisëm për në Tiranë, pasi spitali i Durrësit na referoi atje. Ai komunikonte, por kërkonte shokët… pyeste edhe për kushëririn nëse ishte gjallë”, u shpreh ai.


Sipas tij, një tjetër fëmijë që ndodhej në vendin e ngjarjes ka shpëtuar pa lëndime, pasi ndodhej në anë të biçikletës dhe nuk u përplas nga mjeti.


Babai bëri të ditur se gjendja e 8-vjeçarit mbetet e rënduar, megjithatë ai është nxjerrë nga reanimacioni dhe është shtruar në një dhomë më vete.


Ai shtoi se djali ka pësuar dëmtime serioze, përfshirë thyerje në legen dhe lëndime në këmbë, si edhe probleme në mushkëri. Ndërkohë, i mituri nuk mban mend shumë nga momenti i aksidentit, përveç faktit se automjeti lëvizte me shpejtësi të lartë.


“Mbante mend vetëm që makina ishte shumë e shpejtë. Tani është i rënduar dhe vazhdon të pyesë për të afërmit dhe shokët”, përfundoi ai.

“KORÇA BOOM”


bottom of page