top of page

Kujdes! Këto informacione nuk duhet t’ia tregoni Inteligjencës Artificiale

  • 6 days ago
  • 1 min read

Përdorimi i përditshëm i Inteligjencës Artificiale është rritur ndjeshëm, duke u bërë një mjet i zakonshëm në punë, studim dhe komunikim për miliona përdorues në mbarë botën.


Megjithatë, ekspertët e sigurisë kibernetike paralajmërojnë se përdorimi i pakujdesshëm mund të sjellë rreziqe serioze për privatësinë.


Sipas analizave ndërkombëtare, një numër i konsiderueshëm përdoruesish ndajnë në platforma të ndryshme të AI-së informacione sensitive, shpesh pa qenë të vetëdijshëm për mënyrën se si këto të dhëna mund të ruhen apo përpunohen sipas politikave të shërbimeve përkatëse.


Në këtë kontekst, ekspertët kanë listuar pesë kategori të dhënash që nuk duhet të ndahen kurrë me Inteligjencën Artificiale:


1. Të dhëna personale identifikuese:

Emri i plotë, adresa, numri i kartës së identitetit apo pasaportës.


2. Informacion i punës dhe konfidencial:

Detaje të brendshme të kompanive, projekte të ndjeshme apo dokumente profesionale.


3. Të dhëna financiare:

Numra llogarish bankare, karta krediti, kredi apo çdo informacion bankar.


4. Sjellje dhe zakone financiare të detajuara:

Të dhëna që mund të zbulojnë mënyrën e menaxhimit të financave personale.


5. Dokumente personale dhe zyrtare:

Deklarata tatimore, kontrata apo çdo dokument me vlerë ligjore.


Ekspertët theksojnë se shumë platforma të Inteligjencës Artificiale mund të përdorin ndërveprimet për përmirësimin e modeleve të tyre, duke e bërë edhe më të rëndësishme kujdesin në ndarjen e informacionit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page