KUPA/ Një javë më vonë Skënderbeu sfidon Tiranën, Pogradeci përballë Vllaznisë
- Korca Boom
- Jan 3
- 1 min read
Si sot një javë më vonë dhe pikërisht në datën 10 janar 2026 skuadrat shqiptare zbresin në fushën e lojës për ndeshjet e para të Vitit të Ri, ndërkohë që dy skuadrat juglindore, Skënderbeu dhe Pogradeci do të startojnë vitin me përballjet e Kupës së Shqipërisë.
Në këtë mënyrë në datën 10 janar, luhen të gjitha ndeshjet e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, ndërkohë që janë 8 përballje, ku Skënderbeu luan në kryeqytet ndaj Tiranës dhe nga ana tjetër Pogradeci në Shkodër.
Oraret e këtyre ndeshjeve i sjellim më poshtë, ndërkohë që Skënderbeu sot zbret në fushë për stërvitjen e parë të vitit, seancë që do të zhvillohet në Durrës, ndërkohë që Pogradeci po stërvitet në qytetin e liqenit.
ÇIFTET E TURIT TË DYTË TË KUPËS SË SHQIPËRISË:
10 janar 2025 Ora 13:00
Kupa e Shqipërisë: Raundi 1/8
Ora 13:00 Tirana – Skënderbeu
Ora 13:00 Partizani - Burreli
Ora 13:00 Bylis – Laçi
Ora 16:00 Teuta - Vora
Ora 16:00 Vllaznia - Pogradeci
Ora 16:00 Egnatia - Apolonia
Ora 16:00 Elbasani – Flamurtari
Ora për t’u përcaktuar
Dinamo City - Besa
“KORÇA BOOM”



















