top of page

Kur pritet amnistia për të burgosurit?!

  • 1 hour ago
  • 1 min read

Toni Gogu zhvilloi konferencën e tij të parë për shtyp, 11 javë pas marrjes së detyrës, ku prezantoi prioritetet kryesore të Ministria e Drejtësisë në kuadër të procesit të integrimit europian dhe reformës në drejtësi.


Gjatë deklaratës, ministri u ndal edhe te çështja e amnistisë së të burgosurve, një proces që prej muajsh ka mbetur pezull dhe që po ndiqet me interes nga të dënuarit dhe familjarët e tyre.


Sipas Gogut, diskutimet për amnistinë pritet të nisin javën e ardhshme. Ai theksoi se qeveria po e trajton këtë çështje me kujdes, në përputhje me prioritetet e integrimit europian.


“Amnistia është një instrument i politikës sonë penale që është dizenjuar për të adresuar disa problematika, në radhë të parë fuqizimin e të drejtave të njeriut dhe situatën e mbipopullimit në burgje. Do të ndodhë, patjetër”, deklaroi Toni Gogu.


Ai bëri të ditur se aktualisht projektligji për amnistinë ndodhet në Kuvendi i Shqipërisë, ndërsa shtoi se pas marrjes së vlerësimit për kapitullin “Themeloret” në procesin e negociatave me Bashkimi Europian, qeveria do t’i kushtojë vëmendjen e duhur këtij procesi.


Deklaratat e ministrit vijnë në një kohë kur sistemi penitenciar në Shqipëri vijon të përballet me problematika të mbipopullimit, ndërsa amnistia konsiderohet si një nga mekanizmat për lehtësimin e situatës në institucionet e vuajtjes së dënimit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page