top of page

Kush do të jetë Ministri i ardhshëm i Brendshëm? Ja kandidatët që lakohen

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 days ago
  • 1 min read

Në skenën politike dhe mediatike janë përmendur katër kandidatë potencialë për postin e ministrit të Brendshëm: Romina Kuko, Ulsi Manja, Vlora Hyseni dhe Ervin Hoxha, i cili aktualisht mban këtë detyrë.


Të gjithë këta emra përmenden si figura që gëzojnë besimin e kryeministrit Edi Rama, pasi nuk kanë llogari të hapura me SPAK-un. Kjo i bën ata pjesë të alternativave më të besueshme për të qenë në vijën e parë të qeverisjes gjatë mandatit të katërt.


Ndryshimet e pritshme pritet të jenë të thella dhe me karakter reformues. Disa drejtori do të bashkohen, ndërsa të tjera mund të ngrihen në rang ministrie, duke forcuar strukturën e qeverisjes. Kjo reformë në nivel qendror parashikohet të paraprijë një tjetër transformim radikal në pushtetin vendor, ku disa bashki do të kthehen në njësi administrative.


Pavarësisht emrave që do të marrin drejtimin e institucioneve kryesore, kabineti i mandatit të katërt të qeverisjes së Ramës pritet të pagëzohet si qeveria e anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke e lidhur kështu drejtpërdrejt me një prej objektivave më madhorë të vendit.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page