Kush ishte alpinisti që humbi jetën ? Zbulohet identiteti i 40-vjeçarit
- 18 hours ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në zonën e Lëpushës, në Kelmend, ku një 40-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në një humnerë.
Viktima është identifikuar si Florian Sini, 40 vjeç, me profesion alpinist.
Sipas Policisë, ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur autoritetet janë njoftuar se një person dyshohej se kishte rënë në një humnerë në fshatin Lëpushë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari kishte humbur jetën si pasojë e dëmtimeve të marra nga rënia.
Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar dinamikën e aksidentit tragjik.
“KORÇA BOOM”
















