top of page

Kush është personi që qëlloi në takimin e Trump me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë?

  • 15 hours ago
  • 1 min read

Janë zbardhur informacione të reja mbi autorin e dyshuar të incidentit me armë gjatë darkës së gazetarëve në hotelin Hilton Washington, ku ishte i pranishëm edhe Presidenti amerikan, Donald Trump.


Sipas mediave amerikane, i dyshuari është parë duke vrapuar drejt sallës ku po zhvillohej eventi, përpara se të ndalohej nga forcat e sigurisë.


Ai është identifikuar si 31-vjeçari Cole Thomas Allen.


Autoritetet në Washington DC bëjnë me dije se i dyshuari ndodhet aktualisht në një spital lokal, ku po merr trajtim mjekësor, ndërsa mbahet nën mbikëqyrjen e policisë.


Ndërkohë, Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Todd Blanche, deklaroi se ndaj tij pritet të ngrihen akuza “shumë shpejt”.


Sipas Jeffery W. Carroll, shef i përkohshëm i Departamentit të Policisë Metropolitane, i dyshuari ishte i pajisur me disa armë.


“Ai ishte i armatosur me një pushkë gjahu, një pistoletë dhe disa thika”, u shpreh ai.


Ndërkohë, agjenti i Shërbimit Sekret që mbeti i plagosur gjatë ndërhyrjes është transportuar në spital dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

“KORÇA BOOM”


bottom of page