top of page

Kërcënoi për dy vite të moshuarin për ‘borxhin’ e të birit, arrestohet 41-vjeçari

Oct 10
2 min read

Një 41-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Vlorë, pasi dyshohet se për rreth dy vite ka kërcënuar vazhdimisht një të moshuar, me qëllim për t’i marrë një shumë parash. I arrestuari pretendonte se djali i 73-vjeçarit i kishte një borxh të pashlyer.


Në pranga ka rënë Ilir Sherifaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, i cili sipas hetimeve dyshohet se që prej vitit 2024 ka ushtruar kanosje të përsëritura ndaj të moshuarit, duke i kërkuar para.


Sipas Policisë, 41-vjeçari rezulton me precedentë penalë për krime kundër personit.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë kaluar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme hetimore.


Ilir Sherifaj dyshohet për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.


"DVP FIER/ Kanosi për 2 vjet një 73-vjeçar për t’i marrë një shumë parash, identifikohet dhe vihet në pranga 41-vjeçari.


I arrestuari, me precedent penal për krime kundër personit.


Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve kundër Pasurisë në DVP Fier, pas një hetimi të kryer me metoda speciale, në vijim të kallëzimit të një 73-vjeçari, i cili ishte kanosur për dhënien e një shume parash, kanë identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të rastit, shtetasin:


I. Sh., 41 vjeç, banues në Vlorë.


Nga hetimet dyshohet se ky shtetas, me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit, ka kanosur vazhdimisht, që prej vitit 2024, një 73-vjeçar, me qëllim që ky i fundit t’i jepte një shumë parash, të cilën pretendonte se ia kishte borxh djali i tij.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.", njofton policia./ Pamfleti

“KORÇA BOOM”


bottom of page