Këshilli Bashkiak Maliq vizitë studimore në Kuvendin Komunal Pejë, Kosovë
- 5 hours ago
- 1 min read
Këshilli Bashkiak Maliq zhvilloi një vizitë studimore në Kuvendin Komunal Pejë, Kosovë, në kuadër të projektit “Bashki të Forta”.
Gjatë kësaj vizite patëm mundësinë të shkëmbejmë eksperienca dhe praktika të mira mbi transparencën, konsultimin publik dhe forcimin e rolit mbikëqyrës të këshillave vendorë.
Takimet dhe diskutimet me përfaqësuesit e Kuvendit Komunal Pejë ishin mjaft frytdhënëse dhe shërbyen për të identifikuar modele konkrete që mund të zbatohen edhe në Bashkinë Maliq.
Falënderojmë Institutin për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), projektin “Bashki të Forta”, si dhe partnerët ndërkombëtarë për mbështetjen në forcimin e qeverisjes vendore dhe bashkëpunimit ndërinstitucional.
Mirënjohje dhe falënderim i veçantë për Kryetarin e Kuvendit Komunal Pejë z.Rexhep Kurtboggaj, Sekretarin e Kuvendit Komunal z.Avni Gashi dhe stafin e tyre për mikëpritjen e ngrohtë, gatishmërinë dhe bashkëpunimin gjatë vizitës sonë studimore.
Përvoja dhe praktikat e ndara gjatë këtij takimi përbëjnë një vlerë të shtuar për forcimin e qeverisjes vendore dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve tona.
“KORÇA BOOM”
















