top of page

LAJM I FUNDIT/ A do të marrin rritje page mësuesit në pagën e shkurtit? Ja çfarë do të ndodhë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 2 hours ago
  • 1 min read

Ditën e sotme, ose nesër mësuesit e mbarë Shqipërisë pritet të marrin pagën e muajit janar dhe tashmë nuk është e fshehtë: Këtë muaj që pritej të kishte rritje page, kjo gjë nuk do të ndodhë.


Burime pranë ZVA-ve, bëjnë me dije se VKM-ja e cila pritej që të urdhëronte ZVA-të për rritje në këtë Vit të Ri 2026 nuk mbërriti në zyrat e arsimit dhe në këtë mënyrë edhe këtë herë mësuesit do të marrin të njëjtën pagë pa rritje.


Kryeministri Edi Rama trumbetoi me të madhe për rritjen e pagës së mësuesit në Shqipëri nga 1 janari 2026 dhe ky premtim duket se ka qenë thjesht premtim, pasi nuk është realizuar.


A ka gënjyer qeveria për këtë rritje page për këtë vit, apo rritjen mësuesit do të marrin në muajin mars për dy muajt, janar dhe shkurt?!


Të paktën për muajin janar rezultoi një gënjeshtër e madhe kjo rritje minimale që pritej dhe tashmë duhet të shohim muajt në vazhdim me sytë nga VKM-ja.


Arsimtarët në Shqipëri gjithsesi ndihen të fyer dhe pavarësisht rritjes prej 3 mijë lekësh që presin në muaj, si shtesë kjo rritje në fillim të këtij viti nuk erdhi.

“KORÇA BOOM”


bottom of page