top of page

LAJMI FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës, ja sa do të shiten!

  • 7 hours ago
  • 1 min read

Bordi i Transparencës ka vendosur një rritje të re të çmimeve të karburanteve, duke e çuar çmimin e gazoilit në 208 lekë për litër, nga 203 lekë që ishte më herët, duke shënuar një rritje prej 5 lekësh.


Sipas vendimit të marrë në mbledhjen e 30 prillit 2026, çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gazoil të standardit SSH EN 590 përcaktohet të jetë jo më shumë se 208 lekë/litri, ndërsa me shumicë 196 lekë/litri.


Edhe çmimi i benzinës është rritur me 5 lekë, ku bordi ka vdendosur që tregtohet me 185 lekë/litri me pakicë dhe 173 lekë/litri me shumicë.


Çmimet e reja hyjnë në fuqi këtë të enjte në orën 13:00 dhe do të mbeten të pandryshuara deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës.


Bordi paralajmëron operatorët e tregut të naftës se zbatimi i vendimit është i detyrueshëm, ndërsa në rast shkeljesh do të merren masa deri në pezullimin e aktivitetit.


Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë theksojnë se mbeten të angazhuara për mbrojtjen e konsumatorëve dhe garantimin e konkurrencës së ndershme në treg.


Sipas sqarimit zyrtar, çmimet aktuale janë nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, ndaj për rrjedhojë akciza do të vijojë të aplikohet në masën e plotë, 100%.

“KORÇA BOOM”


bottom of page