top of page

Lajm i fundit nga Superliga, trajneri jep dorëheqjen, ja arsyeja që e shtyu të largohet

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 12 minutes ago
  • 1 min read

Humbja e Dukagjinit ndaj Malishevës ka sjellë një tronditje të papritur në kampin e skuadrës nga Klina. Trajneri Ismet Munishi ka vendosur të largohet nga drejtimi i ekipit, duke dhënë dorëheqjen menjëherë pas ndeshjes.


Lajmin e ka bërë të ditur vetë Munishi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka falënderuar klubin dhe tifozët për mbështetjen gjatë kohës që drejtoi skuadrën: “Faleminderit Klinë! Rrugëtimi im te KF Dukagjini (Klinë) mbaron këtu. Për arsye personale jap dorëheqjen nga posti i trajnerit.”


Dukagjini e kishte nisur sezonin mjaft mirë, duke qëndruar në zonën e sipërme të renditjes, por tre humbje në katër ndeshjet e fundit sollën rënie në formë dhe në klasifikim, ku aktualisht ekipi renditet në vendin e katërt.


Humbja e fundit 2-1 ndaj Malishevës, me dy gola të Etnik Brrutit, ka qenë pika që ka çuar trajnerin Munishi drejt vendimit për t’u larguar nga stoli i skuadrës.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page