Rrugorja bën “kërdinë”/ Arrestohen 8 shtetas, ndjekje penale për 6 të tjerë
- Korca Boom
- 2 hours ago
- 1 min read
Policia Rrugore monitorim intensiv, me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, gjatë muajit janar, për të parandaluar ngjarjet rrugore me pasoja, si dhe për të menaxhuar trafikun.
Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore të Beratit, konstatimit i rasteve të drejtimit të mjetit, në efektin e alkoolit/në gjendje të dehur, shkelje të cilat rezultojnë burime parësore të aksidenteve rrugore me pasoja të rënda.
Si rezultat i monitorimit, gjatë muajit janar, janë proceduar penalisht 15 shtetas, prej tyre:
-8 janë arrestuar dhe 6 janë proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-1 shtetas është proceduar në gjendje të lirë, për drejtim të mjetit, pa leje drejtimi.
Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë ndëshkuar administrativisht:
-463 drejtues automjetesh, për ndalim ose pushim të automjetit, në kundërshtim me sinjalistikën rrugore;
-278 drejtues mjetesh, për parakalime të gabuara;
-171 drejtues mjetesh, për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara;
-143 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
-128 drejtues automjetesh, për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
-4 drejtues mjetesh, për drejtim të mjetit, në efektin e alkoolit;
-487 drejtues mjetesh, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Kontrollet vijojnë në të gjitha akset rrugore të qarkut.
Policia Rrugore e Beratit apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor dhe të kontribuojnë në këtë mënyrë në parandalimin e aksidenteve në veçanti dhe në sigurinë rrugore në tërësi.
“KORÇA BOOM”



















