EMRI/ Porositi vrasjen për gjakmarrje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg
- Korca Boom
- 1 hour ago
- 1 min read
Një ngjarje e rëndë kriminale në Lushnjë ka përfunduar me drejtësi.
34-vjeçari Laert Hasalla, banues në fshatin Garunjas, është dënuar nga Gjykata e Fierit me 25 vite burg për “Vrasje në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë.
Ai kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H. në vitin 2023 dhe kishte paguar një të tjetër, M. M., për të kryer sulmin me armë zjarri ndaj automjetit të viktimës.
Si pasojë e të shtënave, një grua që udhëtonte në të njëjtin automjet, B. S., mbeti e plagosur. Vendimi u ekzekutua nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier, duke vënë përfundimisht një pikë mbi këtë akt të rëndë dhune.
Njoftimi:
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 34-vjeçari dënohet me 25 vite burg.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier ekzekutuan vendimin e Gjykatës së Fierit, e cila e dënoi me 25 vite burg, për veprën penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, shtetasin:L. H., 34 vjeç, banues në fshatin Garunjas, Lushnjë.
Ky shtetas ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohej se kishte porositur vrasjen e shtetasit M. H., në vitin 2023.
Nga hetimet rezultoi se shtetasi L. H. kishte paguar shtetasin M. M., 31 vjeç (aktualisht i dënuar), i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti, me qëllim vrasjen e shtetasit M. H.
Si pasojë e të shtënave, mbeti e plagosur shtetasja B. S., e cila udhëtonte në të njëjtin automjet me shtetasin M. H.
“KORÇA BOOM”



















